Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aksidenti tragjik në Bullgari, Shekerinska: I përjetshëm kujtimi për viktimat

nga Venera Grabanica23 nëntor 2021

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut Radmila Shekerinska ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.
“Tragjedi e tmerrshme! Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve. Në këto momente të pikëllimit kolektiv, mendimet dhe forcat tona i drejtojmë tek ata që humbën më të dashurit e tyre – qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”, ka shkruar Shekerinska në Facebook.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. 12 fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →