RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për një të vdekur

nga B.K26 shkurt 2023
Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për një të vdekur

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar pak para mesnate në Kroaci, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosur të paktën 8 të tjerë.
Aksidenti është regjistruar në aksin Split-Zagreb, kur autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, personi që ka humbur jetën është një pasagjer 41-vjeçar, ndërkohë që të plagosurit janë transportuar në spitalet pranë, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Mësohet se autobusi i përmbysur është me targa ‘AB 802CT’ dhe drejtohej nga një 58-vjeçar.
Aksidenti bllokoi përkohësisht autostradës në drejtim të Zagrebit, teksa ndërhyrja e autoriteteve bëri të mundur hapjen e aksit për qarkullim.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë bora në rrugë, por nuk përjashtohet dhe mundësia e një përgjumje të drejtuesit të tij./A2

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →