Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aksidentohet një autobus, 12 të vdekur

nga Kaltrina Berila21 gusht 2023
Aksidentohet një autobus, 12 të vdekur

12 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një autobus pasagjerësh doli nga rruga dhe u përplas në një kanal buzë rrugës në Turqi të hënën.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin e automjetit, i cili kaloi në korsinë tjetër dhe më pas u zhyt në hendek pranë qytetit qendror turk të Yozgatit, tha guvernatori Mehmet Ali Ozkan.

Autobusi po udhëtonte nga Sivas – rreth 240 kilometra në lindje të Yozgat – për në Stamboll.

Ozkan tha se 11 nga pasagjerët vdiqën në vendin e aksidentit ndërsa një vdiq më vonë në spital.

Pasagjerët e lënduar po trajtoheshin në spitalet e afërta dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë, tha ai.

Shkaku i përplasjes ishte nën hetim, tha Ozkan, duke shtuar se ai dukej se ishte rezultat i “pakujdesisë” nga shoferi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →