Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aksidentohet një autobus, mbi 10 të vdekur

nga Kaltrina Berila30 maj 2023
Aksidentohet një autobus, mbi 10 të vdekur

Një autobus që transportonte pelegrinët hindus në një faltore në Kashmirin e kontrolluar nga India ka rrëshqitur nga një urë autostrade në një grykë të Himalajeve, duke lënë të vdekur të paktën 10 persona dhe duke lënduar 55 të tjerë.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se autobusi ishte i mbingarkuar.

India ka disa nga normat më të larta të vdekjeve rrugore në botë, me qindra mijëra njerëz të vdekur dhe të lënduar çdo vit.

Shumica e aksidenteve fajësohen për drejtimin e pakujdesshëm, rrugët e mirëmbajtura keq dhe automjetet e vjetruara.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →