Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Aktakuzë kundër tre personave për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

nga Venera Grabanica4 gusht 2023
​Aktakuzë kundër tre personave për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të personave nën dyshimin se të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.

Sipas Prokurorisë, për të dyshuarit që mbajnë inicialet L.D, K.H dhe O.H. ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, “të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”.

Në komunikatë është theksyuar se me këto veprime, të pandehurit, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penal “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →