RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aktakuzë ndaj dy serbëve për huliganizëm në veri të Kosovës

nga Venera Grabanica5 shkurt 2024
Aktakuzë ndaj dy serbëve për huliganizëm në veri të Kosovës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet R.P dhe D.O. të nacionalitetit serb.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se të lartcekurit në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, ”përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit”.

Me këto veprime të pandehurit R.P dhe D.O. akuzohen për  veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi  1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →