🗺️ Rajoni
Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, një kovë mes rrugës alarmon zonën
nga Gentrita Xhemajli30 maj 2026
Alarmi për bombë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë ka rezultuar i rremë.
Për disa momente është krijuar panik në zonën e Rrugës së Elbasanit, pasi një kovë e lënë në mes të rrugës ka ngjallur dyshime te kalimtarët dhe banorët e zonës.
Pas kontrollit, rezultoi se në kovë ndodheshin vetëm fasule, duke hedhur poshtë çdo dyshim për rrezik apo kërcënim.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë kryer verifikimet përkatëse për të përcaktuar nëse bëhej fjalë për ndonjë send të dyshuar ose të jashtëligjshëm./vizionplus.tv











