Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ali Ahmeti në Gllogjan: Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë

nga B G16 dhjetor 2023
Ali Ahmeti në Gllogjan: Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka takuar shokun dhe bashkëluftëtarin e liruar nga Haga, Nasim Haradinaj, duke theksuar se liria sot ka emrin Nasim.

“U riktheva në Gllogjan për tu çmallur me shokun dhe bashkëluftëtarin e liruar nga Haga, Nasim Haradinajn.

Padrejtësia ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejës për jetë, liri dhe demokraci të popullit të Kosovës po zgjat tashmë dy dekada e gjysëm si asnjë rast tjetër.

Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona, pas të cilave u reshtua edhe NATO, Brukseli dhe Uashingtoni, akoma vazhdon.

Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe luftëtarët tjerë të lirisë janë ndërgjegja jonë kolektive si popull dhe beteja e tyre për drejtësi është vazhdimësi e luftës tonë për liri.

Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë, ndërsa përgjithmonë në historinë tonë, liria do ta ketë emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →