🇽🇰 Kosova
Ambasadori i Norvegjisë nderohet me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës
nga B.K21 korrik 2023
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, Ambasadorit të Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Kryetari Rama është shprehur i lumtur që ia dhurojë çelësin ambasadorit Jens Erik Grondahl, për të gjithë mbështetjen që Norvegjia nëpërmjet tij ka dhënë dhe vazhdon të jap për Prishtinën.
Me këtë rast, Ambasadori Grondahl falënderoi për këtë vlerësim kryetarin Rama dhe u shpreh se do ta vizitojë përsëri Prishtinën, pavarësisht se përfundon misionin e tij në Kosovë.











