Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Kosovë

nga RTV211 dhjetor 2018

Kosnett do të jetë pasardhës i ambasadorit Greg Delawie

Para pak ditësh Philip S.Kosnett eshtë betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në betimin e ambasadorit të ri ka marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është për vizitë zyrtare në SHBA.

Ndërsa sot, ambasadori i ri amerikan ka mbërritur në Kosovë, lajmin për këtë e ka bërë të ditur Collen Hyland, zëvendës-shefja e Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, përmes një postimi në Twitter.

Join us in welcoming Ambassador Philip S. Kosnett & Mrs. Alison Kosnett, who arrived in Pristina this morning. https://t.co/MEf1JStwm3 pic.twitter.com/t6hJquABL1

— Chargé d’Affaires Colleen Hyland (@USAmbKosovo) November 30, 2018

Në ceremoninë e betimit, Kosnett ka thënë se ndjehet krenar që po kthehet si ambasador, pasi 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik. Kosnett do të jetë pasardhës i ambasadorit Greg Delawie që sivjet i ka përfunduar mandati./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →