Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Amerikanët më shumë e shikojnë YouTube në televizor sesa në telefon

nga Gentrita Xhemajli13 shkurt 2025
Amerikanët më shumë e shikojnë YouTube në televizor sesa në telefon

Platforma e videove YouTube këtë vit feston 20-vjetorin dhe gjatë këtyre dy dekadave shumë gjëra kanë ndryshuar, përfshirë mënyrën se si përdoret dhe si e shikojnë njerëzit.

Një raport i ri nga YouTube tregon se numri i atyre që shikojnë YouTube në televizor ka tejkaluar ata që e përdorin në telefon në tregun e SHBA-së. Kështu, TV është bërë pajisja kryesore për shikimin e përmbajtjes në këtë platformë të njohur.

Pavarësisht popullaritetit të madh të telefonave inteligjentë, televizorët me ekranet e tyre të mëdha dhe telekomandat vazhdojnë të jenë shumë relevantë.

YouTube analizon kohën e shikimit për të përcaktuar rëndësinë e pajisjeve. Kompania e kërkimeve të tregut Nielsen ka raportuar për zakonet e shikimit të TV-së për dekada, dhe tani ka konstatuar se YouTube ka qenë shërbimi më i shikuar për sa i përket kohës së shikimit të përmbajtjeve streaming gjatë dy viteve të fundit.

YouTube ka njoftuar gjithashtu se po punon për një veçori të re të quajtur Watch With. Ky mjet do t’u mundësojë krijuesve të përmbajtjes të komentojnë drejtpërdrejt dhe të japin reagime për çdo lojë apo ngjarje.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →