Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Amnesty International akuzon Turqinë

nga Kaltrina Berila22 maj 2017

Akozohet për shkarkime nga puna

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka akuzuar Turqinë për, “shkarkime arbitrare” të punonjësve në sektorin publik.

“Mbi 100 mijë njerëz nga sektori publik, përfshirë anëtarë të gjyqësorit dhe ushtrisë, janë shkarkuar që nga përpjekja për rrëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, vitin e kaluar”, tha Amnesty International në raportin e publikuar sot.

Sipas raportit thuhet se shkarkimet janë bërë mbi baza të paqarta dhe të përgjithësuara të lidhjes me organizatat terroriste.

Amnesty i bëri thirrje Ankarasë që të vendosë një mekanizëm efektiv të apelit për të shkarkuarit nga puna.

Përveç të shkarkuarve, Ankaraja ka arrestuar mbi 47 mijë persona, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Sipas autoriteteve turke, Gulen ka organizuar përpjekjen për grushtshtet. Por, Gulen, i cili jeton në SHBA e mohon këtë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →