RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Anëtarësimi në NATO, Hovenier: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

nga Venera Grabanica4 mars 2024
​Anëtarësimi në NATO, Hovenier: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla shprehet optimiste se deri në vitin 2030, Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. Por, menjëherë ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ku u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO, theksoi se Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në, në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Këto deklarata ambasadori Hovenier i bëri në kuadër të panelit me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, ku mori pjesë ministrja Gërvalla.

Gërvalla theksoi se deri në vitin 2020 shumë gjëra duhet të ndryshojnë dhe projektimet e Kosovës më të mira mund të ndodhin deri atëherë.

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e dhëna.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →