Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Anglia e nis me fitore në Euro 2024

nga Venera Grabanica16 qershor 2024
Anglia e nis me fitore në Euro 2024

(Lajm i përditësuar)

Anglia ka fituar ndaj Serbisë me rezultat 1-0  në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin C në EURO 2024.

Fillimi i ndeshjes u takoi anglezëve, që pothuajse për pesë minuta mbajtën topin me pasime të sakta, por pa rast konkret.

Por nuk vonoi shumë dhe Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0 pas harkimit të Bukayo Saka.

Anglia merr kryesimin e grupit me këtë fitore me tri pikë, ndërsa Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia është e fundit pa pikë.


Pjesa e parë, Angli-Serbi: 1:0

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë. Gjatë pjesës së parë Anglia ka kaluar në epërsi me golin e Jude Bellingham.

Goli i epërsisë u shënuar bë minutën e 13-të.


Angli-Serbi: 1:0

Anglia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Serbisë. Jude Bellingham është realizator i golit.

Ai shënoi me goditje me kokë në minutën e 13-të.


Publikohen formacionet, Anglia rreshton yjet përballë Serbisë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Angli-Serbi, e vlefshme për grupin C.

Për anglezët do të fillojnë Saka, Kane dhe ylli i momentit Jude Bellingham. Ndërkohë, sulmi i Serbisë përbëhet nga Vlahoviç dhe Mitroviç.

Anglia: Jordan Pickford, Kyle Walker, John Stones, Marc Guehi, Kieran Trippier, Declan Rice, Trent Alexander-Arnold, Bukayo Saka, Jude Bellingham, Phil Foden, Harry Kane

Serbia: Rajkovic, Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic, Zivkovic, Milinkovic-Savic, Gudelj, Lukic, Kostic, Vlahovic, Mitrovic.

ETIKETA:#Futboll#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →