Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Apeli liron nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

nga Gentrita Xhemajli31 korrik 2025
Apeli liron nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Pesë policët e dyshuar për “Vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut janë liruar nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Apelit, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Gjykata e Apelit-Departamenti i Përgjithshëm, i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve në këtë çështje penale, si dhe sipas detyrës zyrtare ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPr.nr.41/2025, të datës 23.07.2025, duke ua ndëpritur të pandehurve masën e caktuar të paraburgimit dhe liruar menjëherë të njëjtit për tu mbrojtur në liri, sot, më 31.07.2025”, ka deklaruar Ulaj.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →