Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

nga Gentrita Xhemajli7 korrik 2025
Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar arrestimin urgjent të policëve të dyshuar në rastin në Lipjan, duke e quajtur të patolerueshme vetëm suspendimin e tyre.

Ai e cilëson rastin si pasojë të logjikës së shtetit policor dhe kërkon drejtësi të plotë për vdekjen e të riut nën duart e policisë.

“Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen! Çka është kjo masë administrative e suspendimit që është rekomanduar nga IPK? Kush po ndikon për degradimin e Policisë së Kosovës kështu?! Logjika e Shtetit Policor është vendosur në krye. Gabim dhe e patolerueshme! E qartë që drejtësia duhet të jep fjalën finale. Për këtë lutemi të gjithë. Por, një i ri (edhe nëse ka qenë i dehur) ka ndrruar jetë i prangosur nën trupat e disa policëve! Pra, ka ndrruar jetë në duart e shtetit dhe pamjet janë të tmerrshme, tronditëse dhe irrituese! Kosova edhe më tutje vuan nga rasti i pazbardhur përfundimisht i të riut Dehari rreth 10 vjet më parë. Atëherë e për vite me radhë ka pasur protesta! Edhe pa pamje direkte, ky rast ishte cilësuar në publik si dhunë/vrasje e shtetit ndaj qytetarit. Drejtësia ka mbetur ende në proces! Po tash? Kur të gjithë po i shohim pamjet dhe po i dëgjojmë britmat e të riut Agon Zejnullahu, shteti as nuk i ka arrestuar ende policët!!! Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Kosovës. Kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet, assesi!”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →