Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Apple konfirmon, Lewis Hamilton e Brad Pitt bashkë për filmin e Formula 1

nga Xh.D9 qershor 2022

Lewis Hamilton do të bashkojë forcat me Brad Pitt për një dramë pasi Apple fitoi të drejtat për filmin në një marrëveshje të raportuar prej 130 milionë dollarësh.
Sipas Deadline, filmi do të shohë Pitt, të luajë si një shofer garash që konkurron me një fillestar, me ish-kampionin e botës, Hamilton.
Filmi, që deri në këtë moment nuk i është dhënë një titull, të paktën nuk është bërë i ditur, do të drejtohet nga Joseph Kosinski, I cili së fundmi drejtoi Top Gun: Maverick.
Projektit të madh i është bashkangjitur edhe Jerry Bruckheimer, ashtu si edhe skenaristi Ehren Kruger.
Lewis nuk është i huaj për Hollywood-in, pasi ai ka marrë pjesë edhe në filma të tjerë, si “Cars 2”, “Cars 3”, “Zoolander 2” e në mars, Apple siguroi të drejtat për një dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.
Kur u pyet në vitin 2019, Hamilton kishte thënë se “Nuk e di nëse do isha ndonjëherë i mirë në filma, por do ta provojë”./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →