Apple, i njohur për qasjen e tij konservatore kur bëhet fjalë për harduerin, duket se po përgatit ndryshime më të mëdha në gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve.
Sipas informacioneve të publikuara nga portali jugkorean The Bell, modeli standard i iPhone 18 mund të pajiset me plot 12 GB RAM, gjë që do të përbënte një hap të madh përpara krahasuar me 8 GB që ofrohet aktualisht.
Nëse këto informacione rezultojnë të sakta, kjo do të ishte hera e parë që Apple e pajis modelin standard të iPhone-it (që nuk është versioni Pro) me një sasi kaq të madhe memorjeje.
Ky hap nuk do të ishte vetëm për pamje – RAM-i shtesë do të mundësonte performancë më të mirë në multitasking, nisje më të shpejtë të aplikacioneve dhe efikasitet më të lartë në përdorimin e funksioneve të inteligjencës artificiale, të cilat pritet të jenë pjesë qendrore e sistemit operativ iOS 19.
Edhe pse Apple nuk i ka komentuar zyrtarisht këto thashetheme, dihet se kompania vitet e fundit po e zvogëlon gjithnjë e më shumë hendekun mes modeleve standarde dhe atyre Pro – çka mund të nënkuptojë se përdoruesit më në fund do të marrin më shumë vlerë për paratë e tyre.
Pritet që seria iPhone 18 të prezantohet në shtator të vitit 2026, dhe përveç rritjes së RAM-it, përflitet edhe për përmirësime në kamera, dizajn të ri dhe fokus më të madh tek funksionalitetet e inteligjencës artificiale.











