RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arifi: Ne e kemi një koalicion me popullin

nga Venera Grabanica20 janar 2025
Arifi: Ne e kemi një koalicion me popullin

(Lajm i përditësuar)

Arifi: Ne e kemi një koalicion me popullin

Hetem Arifi nga Partia  e Ashkalinjve për Integrim, në debatin zgjedhor në RTV21 është shprehur optimist se në zgjedhjet e 9 shkurtit subjekti i tij politik do të dalë fitimtarë.

”Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka një koalicion me popullin, unë po besoj dhe kam shpresë të madhe te komuniteti Ashkalinjë se më 9 shkurt do ta votojë Partinë e Ashkalinjve për Integrim”, tha Arifi.

Arifi shpalos 13 pikat e programit zgjedhor

Hetem Arifi nga Partia  e Ashkalinjve për Integrim, në debatin zgjedhor në RTV21 ka shpalosur programin e tyre zgjedhor.

Arifi ka shtuar se në programin e tyre me të cilin garojnë zgjedhjet e 9 shkurtit janë 13 pika.

”E kemi hartuar një program që përfshihen 13 pika, e para është respketimi dhe sundimi i ligjit, zbatimi i Kushtetutës, arsimi, bujqesia, komuniteti dhe kthimi, kultura rinia sporti dhe mediat, mbrojtja sigura dhe integrimi në shërbimin publik, ekonomia dhe biznesi, mjedisi planifikimi hapsinor, mirëqenisa sociale dhe shëndetësia”, tha Arifi.

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →