RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrest shtëpiak ndaj personit që dyshohet se dhunoi të miturën

nga Egzona Mehmeti22 qershor 2021


Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka njoftuar se është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj G.Xh i dyshuar për veprën penale ‘’dhunim’’ ndaj të miturës nga Ferizaj.
”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.2021, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të mitur e moshës 16 vjet”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndërkaq, me këtë rast palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →