Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

nga E.Bullaku14 qershor 2021



Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga Fushë Kosova për kryerjen e veprës penale ”Trafikim me njerëz”.
Të dyshuarit, sipas Policisë, kanë shfrytëzuar femra të mitura me qëllim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave.
”Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, ndërsa dy të miturat janë trajtuar sipas proceduarave standarde dhe të njëjtat janë nën mbrojtjen institucionale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit të dyshuarve u janë konfiskuar dy telefona dhe me vendim të Prokurorit të rastit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →