Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Arrestohen në flagrancë tre persona, dyshohen për shitblerje të narkotikëve

nga Venera Grabanica17 korrik 2025
​Arrestohen në flagrancë tre persona, dyshohen për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të cilët i ka zënë në flagrancë duke bërë shitblerje të narkotikëve.

Gjatë punës operative në teren, Policia ka vërejtur një veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i cili ndodhej në një veturë tjetër anash.

“Pas këtyre veprimeve hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuarit nga të cilët dy të dyshuarit me veturën e parë paraprakisht kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kanë goditur dy vetura të parkuara ku kanë shkaktuar aksident me dëme materiale”, njoftoi Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

Lidhur me këtë rast është kryer bastisje në shtëpinë e dy të dyshuarve, ku nga bastisja e realizuar dhe nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 2 kg e 358 gramë, e ndarë në doza për shitje dhe qese të ndryshme najloni, në vlerë rreth 11.000 euro; të holla në vlerë 115 euro; një peshore elektronike; disa qese najloni për paketim të substancës narkotike; një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike; dy telefona mobilë; një veturë me targa vendore.

Sipas Policisë, personat e dyshuar të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës. Me aktvendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të tretë në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për posedim të substancës narkotike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →