Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dyshohen për organizim te skemave piramidale, arrestohen tre persona

nga B G25 shtator 2025
Dyshohen për organizim te skemave piramidale, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës në Vushtrri të enjten ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.”

Pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →