Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përleshje në Prishtinë, pesë të arrestuar, një i lënduar në QKUK

nga Venera Grabanica8 shtator 2024
Përleshje në Prishtinë, pesë të arrestuar, një i lënduar në QKUK

Në Prishtinë dje janë arrestuar pesë persona të cilët ishin përfshirë në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime.

Sipas Policisë, njëri prej të dyshuarve mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë.

“Rr. Dervish Qollaku, Prishtinë / 07.09.2024 – 03:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se rasti vazhdon të hetohet./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →