RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet Frashër Krasniqi, Molliqaj: Të lirohet ne nuk do të ndalemi asnjëherë

nga Venera Grabanica17 nëntor 2023
Arrestohet Frashër Krasniqi, Molliqaj: Të lirohet ne nuk do të ndalemi asnjëherë

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se është arrestuar Frashër Krasniqi.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se përndjekja e pushtetit vazhdon edhe sot.

“Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen”, tha Molliqaj në një postim në Facebook.

Molliqaj tutje tha se këto “metoda autoritare” të frikësimit nuk i ndalin ata.

“Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit”, përfundoi Molliqaj./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →