RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet i dyshuari që ishte përfshirë në nëntë raste të vjedhjeve

nga Egzona Mehmeti12 dhjetor 2018

Cak i vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara

Një 33 vjeçar me inicialet A.H shtetas i Kosovës është arrestuar mbrëmë pasiqë dyshohet se është përfshirë në nëntë raste të vjedhjeve.

“Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në nëntë  (9)  raste të ndryshme të veprës penale ‘vjedhje’”, bën të ditur policia.

Sipas njoftimit, cak i vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara, të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në  kohë të  ndryshme  në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.

“Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor”, bën të ditur më tutje policia./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →