Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:30 në Gjakovë dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Gjakovë 29.05.2025 – 01:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollës fizike ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.









