Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari

nga Kaltrina Berila1 tetor 2023
Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që sulmoi zyrtarët policorë.

Në raportin e Policisë, thuhet se i dyshuari fillimisht nuk kishte zbatuar urdhrat e policisë e më pas ka sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë sulmit njërit polic i është thyer dora. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →