Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, me urdhër të Speciales

nga Venera Grabanica31 korrik 2023
Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, me urdhër të Speciales

Është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Bëhet me dije se Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë së kryeqyteti.

Nuk dihen ende akuzat të cilat janë ngritur nga Specialja mbi ish-luftëtarin e UÇK-së.

Ai është djali i ish-zv.shefi i Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj, raportoi Euronews të hënën.

Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës..

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →