Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë ka arrestuar mbrëmë një person të kërkuar me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar E. Z. (23), shtetas i Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit.









