Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një 36 vjeçar në Kaçanik

nga Venera Grabanica5 shkurt 2024
Arrestohet një 36 vjeçar në Kaçanik

Policia në Kaçanik sot gjatë patrullimit kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K), i moshës 36 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje ’’  me dënim burgimi prej 8 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

”Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →