Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Arrestohet një 39 vjeçar për armëmbajtje pa leje

nga Venera Grabanica21 prill 2023
​Arrestohet një 39 vjeçar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Raportohet se gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një 39 vjeçar të cilit i është gjetur një pistoletë.

“Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri( pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →