Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një 54-vjeçar për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje

nga Kaltrina Berila8 maj 2023
Arrestohet një 54-vjeçar për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje

Një 54-vjeçar është arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut, pasi i njëjti ka kërcënuar një 47-vjeçar. Të arrestuarit iu gjet edhe një armë pa leje.

“Policët e rendit dhe policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →