🇽🇰 Kosova
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të narkotikëve
nga Venera Grabanica19 prill 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për posedim të narkotikëve.
Rasti ka ndodhur të premten në mbrëmje ku gjatë bastisjes një shtetasi kosovar i është gjetur dhe konsfikuar 48.4 gram kokainë dhe 208.2 gram marihuanë.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit i është gjetur edhe një telefon celular, një peshore dhe qese për paketim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.











