🇽🇰 Kosova
Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut, e rrahu vajzën e tij
nga Gentrita Xhemajli5 shkurt 2025
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i cili kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit të mërkurën Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku M.S. 35 vjeq kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
“Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë.Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor. Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur. Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, thuhet në njoftim. /21Media











