Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Rrahu vajzën, arrestohet 61-vjeçari në Ferizaj

nga Venera Grabanica4 shkurt 2024
​Rrahu vajzën, arrestohet 61-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar sot rreth orës 11:25 një person të moshës 61-vjeçare në Greme, pasi kishte rrahur vajzën e tij.

Motivet e rrahjes kishin të bënin për një mosmarrëveshje ndërmjet 61-vjeçarit me inicialet A.A. dhe vajzës së tij, e cila si pasojë e rrahjes ka marrë trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë.

Rasti është cilësuar dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →