🇽🇰 Kosova
Arrestohet një person pasi e rrahu gruan dhe familjarët e saj
nga Kaltrina Berila24 janar 2025
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi të enjten i kishte sulmuar fizikisht gruan, prindërit dhe tezen e gruas së tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.









