Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person për dhunë në familje

nga E.Bullaku19 tetor 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ka ushtruar dhunë në familje.
I dyshuar R.R, 37 vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje . Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga Policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →