Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:00 në fshatin Jabllanicë të Pejës ka arrestuar një person për dhunë në familje dhe posedim të paautorizuar të armës.
“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, aty ka takuar dëshmitarin me një armë ne dorë, i cili ka deklaruar se armën e ka marrë nga i dyshuari për arsye se kishte frikë se do ta lëndonte ndonjërin anëtar të familjes.”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) pushkë gjysmë automatike, 1 (një) karikator i pushkës
36 (tridhjetë e gjashtë fishek të kalibrit 7.62×39 mm, 5 (pesë) thika të ndryshme
Policia njofton se personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./21Media










