RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person për kanosje ndaj Kurtit

nga R31 gusht 2023
Arrestohet një person për kanosje ndaj Kurtit

Një person është arrestuar për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese”, ka njoftuar Prokuroria.

Gjithashtu, në njoftim është theksuar se i njëjti edhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “Debat Plus, të datës 30 gusht e ka përsëritur të njëjtën deklaratë.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →