RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet një person

nga Venera Grabanica10 janar 2025
Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet një person

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda – DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe postimeve kërcënuese për dhunë në emër të grupit të quajtur “Brigada Sever” në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan. Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar për rtk se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”

Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Arrestimin e M.R. e ka bërë të ditur për RTKlive edhe Veton Elshani, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka thënë se “arrestimi është kryer për rast kanosje për interesa të krimeve të rënda në Prishtinë”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →