RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person që kërkohej nga Policia

nga E.Bullaku30 maj 2022

Të dielën, në një pikë kontrolli në rrugën nacionale në Vushtrri, Policia e Kosovës ka ndaluar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, F. R., 32 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për veprën penale “Mashtrim” me dënim burgim prej 40 ditëve.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →