Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një serb në Mitrovicë të Veriut

nga Venera Grabanica4 mars 2024
Arrestohet një serb në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, i dyshuar për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës
civile”.

Në komunikatën e përbashkët të Policisë e Prokurorisë thuhet se i dyshuari Zh.N. (1965) është arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

”I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë e Prokurorisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →