Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të pyjeve

nga B.K22 shtator 2021


Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për vjedhje të pyjeve në rajonin e Ferizajt.
“Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë një person me inicialet:  E.R, ( M/K), 46  vjeçar”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën  penale “Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej tre muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →