Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës
(Lajm i përditësuar)
Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.
Debati në Këshillin e Evropës: Shumica e deputetëve e mbështesin Kosovën
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.
Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës./rel
Fassino: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është edhe për serbët që jetojnë aty
Pieo Fassino, përfaqësues i Italisë në Këshillin e Evropës, i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai, në seancën e sotme të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pasë kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane”, tha Fassino.
Bakoyannis: Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka thënë se Kosova është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Bakoyannis ka ftuar shtetet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të qëndrojnë anash dhe të mos e shohin këtë çështje si çështje të shtetësisë.
Nis seanca ku do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës
Ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg të Francës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.
Kosova pret që Asambleja Parlamentare ta japë dritën gjelbër sot.
Votimit do t’i paraprijë një diskutim dinamik, të cilin mund ta ndiqni në këtë link.










