Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zveçani voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

nga Venera Grabanica15 shtator 2023
Zveçani voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kuvendi Komunal i Zveçanit ka votuar pro anëtarësimit të kësaj Komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Për vendimin që ka marr Komuna e Zveçanit ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu si Zubin-Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas procedurave vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →