Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Astronautja amerikane thyen rekordin e ecjes në hapësirë

nga Venera Grabanica31 janar 2025
​Astronautja amerikane thyen rekordin e ecjes në hapësirë

Astronautja Suni Williams ka thyer rekordin e femrave për kohën totale të një ecjeje në hapësirë ose 62 orë e gjashtë minuta, duke tejkaluar Peggy Whitson që mbante këtë rekord deri më tash prej 60 orë e 21 minutash.

Të mbërthyer në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) që nga qershori 2024, Suni Williams dhe Butch Wilmore përfunduan ecjen e tyre në hapësirë të enjten.

Gjatë këtij aktiviteti jashtë stacionit hapësinor, ata hoqën pajisjet radio që nuk funksiononin dhe mblodhën mostra për testimin e mikroorganizmave në guaskën e jashtme të ISS.

“Astronautja e NASA-s Suni Williams sapo ka tejkaluar kohën totale të ecjes hapësinore të ish-astronautes Peggy Whitson prej 60 orë e 21 minutash”, njoftoi NASA në X.

Kohëzgjatja fillestare e misionit për Williams dhe Wilmore u caktua në vetëm tetë ditë, por ajo u zgjat në 238 ditë, duke nxitur diskutime rreth masave paraprake të nevojshme për mirëqenien e astronautëve gjatë qëndrimeve të tilla të zgjatura.

NASA tha se i njihte sfidat e këtij misioni të zgjeruar dhe po punonte ngushtë me SpaceX për të siguruar kthimin e sigurt të astronautëve në Tokë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →