Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

”ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve”

nga Egzona Mehmeti30 tetor 2017

Drejtori i ATK-së takoi zv/ministrin e Financave

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka pritur në takim zv.ministrin e Financave, Mustafë Graincan, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe zhvillimet në ATK për periudhën Janar-Tetor 2017,  si dhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen deri në fund të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, siç njoftohet në komunikatë u diskutua për ecurinë e inkasimit të të hyrave, për angazhimet e zyrtarëve në lehtësimin e përmbushjes së tatimeve.

”Po ashtu, u fol edhe për  ecurinë e procesit të fiskalizimit, si dhe përkrahja e përgjithshme për proceset tatimore, në funksion të përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore”, njoftohet në komunikatën e ATK-së.

Në anën tjetër, zv/ministri i Financave tha se si çdoherë ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj, për administrimin më të mirë të tatimeve./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →