Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

nga Kaltrina Berila17 maj 2022

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ka vizituar prindërit e Thaçit në Burojë të Drenicës.
Në një foto të siguruar nga televizioni publik i Kosovës, Prosper shihet i ulur bashkë me Haxhi dhe Hyrë Thaçin në oborrin e tyrë në Brojë.
Prosper ka qenë shumë i zëshëm kundër Prokurorsë të Dhomave të Specializuar të Kosovës.
Ai kishte theksuar se në Hagë duke duke u tentuar që të ndryshohet narracioni për luftën dhe historia e Kosovës.
Prosper u kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate.

Ai kishte kërkuar që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës.
Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →