Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 2025
Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Burojë.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati thotë se u takua me nënën e Thaçit, nënën Hyrë, me të cilën thotë se pati një bisedë frymëzuese.

Gucati thotë se nëna Hyrë ndihet krenare për djalin e saj dhe shokët e tij, ku sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun. Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Gucati.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →